Top sulmet më të mëdha kibernetike në Kosovë 2020

  • September 7, 2020

Top sulmet më të mëdha kibernetike në Kosovë 2020

Rëndësia e sigurisë kibernetike për gjdo biznes ka peshën dhe vlerën e sajë. Mungesa e vetëdijësimit të bizneseve në Kosovë në fushën e sigurisë kibernetike në vitin 2020 ka sjellur sulme kibernetike të cilat kanë ndikuar në zbulimin e të dhënave personale të klientëve, llogarive bankare, e deri tek rritjes së sulmeve kibernetike në përgjithësi në nivel vendi. 

Me poshte jane te paraqitura disa nga sulmet kibernetike pergjate keti viti pra vitit 2020:

Dosje voluminoze me të dhëna tejet të rëndësishme të klientëve, detaje të marrëveshjeve milionëshe e bashkëpunëtorëve të kompanisë së derivateve HIB Petrol dyshohet se u kanë rënë në dorë një grupi hakerësh.

Gazeta Infokus ka marrë vesh se afro një muaj më parë serverët e kompanisë në të gjitha pikat janë sulmuar njëherësh duke u pamundësuar përgjegjësve të kenë qasje në të dhëna.

“Të gjithë kompjuterët janë sulmuar. Nuk ka mundur askush të hyjë e as ekspertët e teknologjisë informative të HIB-it nuk kanë pas mundësi me ndalë”, i ka thënë Gazetës Infokus një burim i afërt me këtë zhvillim brenda kompanisë.

Skandali mendohet së është mbajtur i fshehur për më shumë se një muaj nga kompania, derisa Gazeta Infokus është interesuar për natyrën e të dhënave që kanë mundur të bien në duar të hakerëve.

Madje për këtë dyshohet se as Policia e Kosovës nuk është njoftuar me kohë.

Kështu ka lënë të kuptohet edhe drejtori i HIB Petrol, Hysen Lajqi, i cili ka konfirmuar sulmin, por  as nuk e ka pohuar e as nuk e ka mohuar nëse e kanë paraqitur rastin në Policinë e Kosovës.

Megjithatë, ai mohon që hakerët  të kenë marrë të dhëna të rëndësishme të klientëve që ruheshin në databazat e kompanisë, e cila furnizon edhe një numër të madh të institucioneve e kompanive kosovare.

“Sulmi i pasuksseshëm i bërë ndaj HIB Petrol para pak kohësh, në asnjë mënyrë nuk ka ndikuar në ekspozimin e të dhënave të kompanisë HIB Petrol, e aq më pak të dhënat e konsumatorëve të produkteve dhe shërbimeve tona”, ka thënë Lajqi.

Sipas tij, pavarësisht tentimit për sulm ndaj HIB Petrol, të dhënat e konsumatorëve janë 100 për qind të sigurta dhe pa asnjë gjasë për ekspozim tek asnjë palë e pa-autorizuar.

“HIB Petrol e merr me shumë seriozitet ruajtjen dhe mbrojtjen e privatësisë së çdo konsumatori të saj, prandaj edhe zbaton masat më të rrepta të sigurisë për mbrojtjen nga sulmet qëllim-kqija të cilat synojnë kompremetimin e të dhënave të kompanisë”, ka thënë Lajqi në një përgjigje për Infokus.

Ky nuk është rasti i parë i sulmeve kibernetike ndaj bizneseve në Kosovë këtë vit.

Një grup hakerësh të pa njohur deri më tani në fillim të vitit kanë sulmuar llogaritë bankare të klientëve të Bankës Ekonomike në Kosovë.

Ekspertët e sigurisë së informacionit si në këtë rast alarmojnë për rrezikun që u kanoset llogarive të qytetarëve nëse të dhënat personale bien në duar të gabuara.

Gazeta Infokus është duke pritur edhe përgjigje nga policia për këtë rast./Gazeta inFokus/

Banka Ekonomike kaqenë shënjestër e sulmit të disa hakerëve.

Për këtë ka njoftuar Banka Qendrore e Kosovës e cila ka thënë se mjetet në llogaritë e kilentëve janë të sigurta, dhe se sulmi kibernetik ka pasur të bëjë me rrjedhje të informative që lidhen në fushën e privatësisë.

“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është informuar me kohë nga Banka Ekonomike lidhur me sulmin kibernetik duke ndikuar në funksionalitetin e disa shërbimeve bankare, të cilat më pastaj bazuar në konfirmimin e bankës, këto shërbime bankare janë kthyer në gjendje normale”, ka njoftuar BQK,

“Me këtë rast, Banka Ekonomike ka informuar edhe organet shtetërore, të cilat merren me siguri kibernetike dhe me çështje të të dhënave personale. Banka në fjalë, tashmë ka ndërmarrë hapat konkret në kontekst të hulumtimit dhe eliminimit të këtij sulmi kibernetik”, thuhet më tej.

BQK  ka shtuar se po përcjellë në vazhdimësi stabilitetin e sektorit bankar dhe të bankave individuale, e që bazuar në treguesit kryesor financiar sektori bankar është stabil.

Sulmi ndaj Bankës Ekonomike u bë po ashtu i ditur edhe në uebfaqen Medium.com më 21 Prill 2020, ku thuhet se 70 GB me të dhëna të Bankës Ekonmike me transaksione financiare janë lëshuar nga DopplePaymer, që po dyshohen për sulmin.

Sipas tyre, DopplePaymer janë të njohur për shënjestrimin e korporatave të mëdha.

Portali “Insajderi” ka njoftuar se uebfaqja e tyre ka qenë cak i një sulmi kibernetik.

Insajderi ka njoftuar në Facebook se u janë bllokuar uebfaqja dhe e-mail-at zyrtare dhe se e kanë paraqitur rastin në polici.

“Një sulm kibernetik është kryer ndaj Insajderit. Është bllokuar faqja dhe janë bllokuar e-mailet zyrtare. Rasti është hapur në Policinë e Kosovës. Përkohësisht mund të na lexoni në www.insajderi.org”, është bërë e ditur.

Në mëngjes sot, në uebfaqen e kaluar të Insajderit (www.insajderi.com), janë publikuar informacione të cilat pretendohet se janë të hakuara e ku shfaqet lajmi se themeluesit e portalit Parim Olluri e Vehbi Kajtazi janë larguar nga portali me vendim të aksionarëve.

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë rritur rastet e sulmeve kibernetike.

Situata e krijuar me pandeminë e koronavirusit SARS-COV-2, sipas policisë, po shfrytëzohet nga persona keqbërës, të cilët keqpërdorin mundësitë teknologjike dhe internetin, me qëllim përfitimi material, por edhe qëlllime tjera të paligjshme.

“Mashtrimi kompjuterik ka të bëjë me kërkesat për pagesa gjoja për shërimin e pacientëve me COVID-19, pastaj marrja e të dhënave personale përmes e-mail-ave të cilët kanë të bashkëngjitur virus kompjuterik të mbuluar me ndonjë dokument dhe link”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në Kosovë, në kuadër të parandalimit dhe luftimit të krimit kibernetik, Policia e Kosovës ka hasur në disa kërcënime ndaj të cilave qytetarët tanë janë të ekspozuar, sidomos këto ditë kur shumica e aktiviteteve ditore janë orientuar nga interneti.

“Vlen të theksohet se nga fillimi i shfaqjes së pandemisë COVID-19 është vërejtur një rritje e profileve të rrejshme në rrjete sociale, përmes të cilave keqbërësit kibernetikë kanë tentuar të përfitojnë duke dezinformuar me lajme të rrejshme. Gjithashtu, vërehet një rritje e lehtë në rastet që kanë të bëjnë me veprat penale ‘Hyrje në sistemet kompjuterike’ dhe ‘vjedhje e identitetit’, ku kryesisht keqbërësit kanë tentuar në mënyra të ndryshme të përfitojnë”, thuhet ndër të tjera, në njoftimin e policisë.

Me qëllim që të minimizohen kërcënimet dhe qytetarët të mos bien viktimë e tyre, Policia e Kosovës iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë përdorimit të internetit.

https://www.koha.net/arberi/215563/policia-e-kosoves-njofton-per-rritje-te-sulmeve-kibernetike/